Avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Redaktime të panevojshme në aktakuzë, bëhet e vështirë për t’i kuptuar detajet

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 14:09
Avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Redaktime të panevojshme në aktakuzë, bëhet e vështirë për t’i kuptuar detajet

Avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kanë shprehur shqetësime në konferencën statutore lidhur me redaktimet në aktakuzë.

David Hooper, avokat i Thaçit, ka thënë se ka redaktime të panevojshme në aktakuzë.

“I vetmi shqetësim… Nuk e di nëse Prokuroria e ka vënë në praktikë këtë regjim apo jo… Ka redaktime të panevojshme në një pjesë të mirë të atyre që kemi marrë”, ka thënë Hooper.

Ben Emmerson, avokat i Veselit, ka thënë se pjesët e shumta të redaktuara e bëjnë të vështirë që mbrojtja t’i kuptojë të gjitha detajet.

“Dosja e paragjykimit do të duhej të rishikohej. Një informacion i redaktuar më shumë se që duhet e bën të vështirë për ne për t’i kuptuar detajet”, ka thënë Emmerson.

(Kosova Sot Online)