Selmanaj: Asnjëherë nuk kam thënë se tema e të pagjeturve është e konsumuar

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 21:16
Selmanaj: Asnjëherë nuk kam thënë se tema e të pagjeturve është e konsumuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk e ka thënë asnjëherë se tema e të pagjeturve është e konsumuar.

Ai thotë se madje Qeveria Hoti e ka vënë të parën këtë çështje në temat e dialogut.

“Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.

(Kosova Sot Online)