Komandanti i Bondsteel-it në takim me Kastratin, flasin për rritjen e sigurisë në Kamenicë

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 10:52
Komandanti i Bondsteel-it në takim me Kastratin, flasin për rritjen e sigurisë në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në mëngjesin e sotëm ka pritur në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se me komandantin Adams kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, në sektorin e sigurisë në komunën e Kamenicës.

 “Aleatët ndërkombëtarë si në kohët më të vështira edhe tani në kohë paqe janë në përkrahje të vendit tonë. Prita në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, i cili tani do të zëvendësojë komandantin, Col. Riley. Bashkë me komandantin Col. Derek Adams, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kryetari Kastrati në këtë takim, komandantit Adams i shpjegoi se në një vend si Kamenica toleranca mes etnive është ajo që na karakterizon, dhe se një ambient i tillë, siguron paqe për të gjithë.

Kujtojmë që Kamenica kohë pas kohe ka probleme me hyrjen e policisë serbe në fshatrat kufitar që i përkasin kësaj komune.

Madje për këto hyrja ka edhe reagime të mëdha në vend dhe më gjerë.

(Kosova Sot Online)