Dënohet me vdekje pedofili që dhunoi 30 fëmijë, i gjenden mijëra foto e video

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 11:56
Dënohet me vdekje pedofili që dhunoi 30 fëmijë, i gjenden mijëra foto e video

Një pedofil, i cili dikur punonte për organizatën “Save the Children” dhe që ishte dëbuar nga Britania një dekadë më parë, është dënuar me vdekje në atdheun e tij, në Pakistan.

Sohail Ayaz u dënua me vdekje të mërkurën pasi policia pakistaneze tha se ai është rrëfyer për dhunimin seksual të 30 fëmijëve në vendin e lindjes, shkruan Daily Mail.

Zyrtarët thanë se kanë gjetur dhjetëra mijëra video dhe fotografi pornografike të fëmijëve në kompjuterët që i përkisnin këtij burri.

Në vitin 2008, ky person ishte punësuar në organizatën “Save the Children” e cila ka mision të kundërt me atë që ka bërë monstrumi. Kjo organizatë merret me mbrojtjen e fëmijëve në mbarë botën.

Në vitin 2009, ai ishte arrestuar në selinë kryesore të organizatës dhe ishte dënuar me vetëm katër vjet burgim pasi kishte pranuar se e ka dhunuar një djalë 14 vjeç.

Policia britanike i kishte gjetur në shtëpi fotografi edhe të foshnjave 6-muajshe si dhe fotografi të adoleshentëve të lidhur ose me sy të mbyllur.

Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Pakistan pas dyshimeve për dhunimin e një djali 13 vjeç në një rast të tmerrshëm që kishte zgjatur katër ditë.

Ayaz, që në Pakistan punonte si këshilltar qeveritar, e kishte incizuar aktin e vet dhe e kishte shpërndarë videon në një rrjet të pedofilëve.

Gjatë marrjes në pyetje, zyrtarët thanë se pedofili ka pranuar që i ka rrëmbyer dhe dhunuar seksualisht 30 fëmijë të tjerë në qytete të ndryshme të Pakistanit.

(Kosova Sot Online)