Deputeti i VV’së nxjerr të plotë fotografinë e Saranda Bogujecit me Daçiqin: Kjo është manual për dialogun me Serbinë

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 13:05
Deputeti i VV’së nxjerr të plotë fotografinë e Saranda Bogujecit me Daçiqin: Kjo është manual për dialogun me Serbinë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.

Çeku ka publikuar fotografinë e Saranda Bogujevcit me Ivica Daçiqin nga ekspozita në Beograd, duke thënë se kjo fotogragi është manual për dialogun me Serbinë.

“E keni falas nga Saranda. Shfrytëzojeni”, ka shkruar Çeku.

Ndryshe, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se në këtë ekspozitë janë ekspozuar të gjitha krimet që janë bërë ndaj familjes Bogujevci.

“Saranda Bogujevci ka qenë e para dhe e vetmja që ja ka thënë në sy Daciqit atëherë si kryeministër i Serbisë krejt krimet që Serbia i ka bo ndaj familjes së saj dhe Kosovës. Në këtë foto ajo është duke ja treguar disa rroba të familjarëve të saj të vrarë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se nuk do ta harrojë kurrë sikletin dhe djersët që e kanë kapluar Daciqin atë natë.

“Pas shpjegimit qe ja ka bo Saranda, e pata pyet Daciqin se a do ti kërkojë falje Sarandës dhe viktimave tjera: nuk u pat përgjigj. Jashtë objektit ku mbahej ekspozita, kane qene me qindra radikal serb qe donin me thy xhamat e me hi brenda me sulmu Sarandën. Kjo ekspozite është i vetmi moment ne historinë 20 vjeçare kur ne Serbi iu është përplasë e vërteta. Me dhjetra vizitor i kam parë teksa kane qajtë”, ka thënë Krasniqi.

https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/991555368021715

(Kosova Sot Online)