Haradinaj: BE po e përkdhel Serbinë, nuk e tha asnjë fjalë për varrezat masive

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 22:31
Haradinaj: BE po e përkdhel Serbinë, nuk e tha asnjë fjalë për varrezat masive

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, tha se për varrezat masive që po gjenden në Serbi po heshtin ndërkombëtarët.

“Nuk ka reagim prej ndërkombëtarëve për varrezat masive në Serbi. Kjo po e shfaq një përkëdhelje të BE-së ndaj Serbisë”, tha ai.

Ai tutje foli edhe për avokatët e ish-krerëve të UCK-së.

“Mbrojtjes i duhet kohë, nuk është proces i lehtë dhe do t’i merr goxha kohë, por e mirëseardhur do të jetë mbrojtja në liri. S’ka ndonjë argument qe ua pamundëson atyre këtë gjë. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë të nivelit lartë dhe kanë një përvojë të jashtëzakonshme”, tha shefi i GP-së së AAK-së.

(Kosova Sot Online)