Deputeti i PDK-së: Qeveria Hoti po dështon ta menaxhojë pandeminë nëpër shkolla

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 13:25
Deputeti i PDK-së: Qeveria Hoti po dështon ta menaxhojë pandeminë nëpër shkolla

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj COVID-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

Ai tha se shumë shkolla nuk u furnizuan nga Qeveria me dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore.

Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se Qeveria Hoti, njësoj si Qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë sipas tyre, po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.

Ai tha se përveç dështimit të plotë në organizimin e mësimit në pandemi, Qeveria aktuale po i polotizon tërësisht bordet e Universiteteve dhe për këtë paralajmëroi thirrjen e ministrit të Arsimit në përgjegjësi parlamentare.

(Kosova Sot Online)