Kosova po rrezikohet seriozisht nga aleanca ushtarake serbo-ruse, të përgatitemi me aleatët për një ushtri serioze operacionale

Kosova po rrezikohet seriozisht nga aleanca ushtarake serbo-ruse, të përgatitemi me aleatët për një ushtri serioze operacionale
Kosova po rrezikohet seriozisht nga aleanca ushtarake serbo-ruse, të përgatitemi me aleatët për një ushtri serioze operacionale

Naim Miftari

  • 21 November 2020 - 12:54

Shkruan: Naim Miftari

Kosova duhet të ndërton partneritet serioz me Amerikën, Gjermaninë , Britaninë, duhet bashkëpunuar ngushtë për çështje të sigurisë. Është koha e fundit që ti lëmë përrallat e shtypit por Kosovën ta bëjmë një shtet me ushtri të vetë të trajnuar dhe të armatosur mirë pasi askush nuk mundet përjetësisht ti ruan territoret tona. Rruga e vetme është që Kosova të fuqizohet si shtet ku sundon ligji dhe për çdo rast ta kemi ushtrinë tonë të përgatitur pasi jetojmë në Ballkan ku shtetet fqinjë gjithmonë janë me synime grabitqare të territoreve. Sidomos njihet Serbia si grabitësi më i madh i territoreve shqiptare në Ballkan. Duhet të jemi të vetëdijshëm se fati i Kosovës nuk duhet të lidhet me fatin e disa politikanëve të korruptuar e të shitur të vendit tonë.

Zgjedhjet në Amerikë ishin një grusht i rëndë për Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Edi Ramen, Isa Mustafen, Skënder Hyseninb, Avdullah Hotin dhe Agim Veliun e LDK-së, pasi tandemi pro serb Grenell dhe dhëndri serb Pallmer nuk do të jenë më faktor që dot vendosin për fatin e Kosovës dhe bisedave me imponim, ku fati i 100 viteve të ardhshme për Kosovën bëhej me një lloj spoti zgjedhor për Trampin në SHBA.

Pas këtyre zgjedhjeve Kosova nuk do të jetë me lodër e askujt dhe tani kur ju konfirmua edhe arriti aktakuza kundër z. Thaçit menjëherë filluan ekseset etnike sikur rasti kishës në Babimoc, ku serbët deklaruan se i sulmoj një shqiptar me armë, sipas disa serbëve, ose tani loja me billborda të milionerit Hashim Thaçit e të Kadri Veselit në Graqanicë, ku kryetari Graqanicë, shegerti i i Vuçiqit tha se me billborda po ndodh provokim, e më pastaj dolën disa ish ushtar të UÇK-së, sigurt anëtar të PDK-së jo mirë që e qitën këtë billbord pastaj erdhi djegia e tij. Pastaj ka edhe informacione se këto eksese do të shtohen dhe do të provokohen nga Serbia, lidhur ngushtë edhe me njerëz nga politika e Kosovës, disa nga ata sot janë në burg, e që mendojnë se pa këta njerëz, pa këta politikan Kosova nuk mundë të mbanë as stabilitet politik por as të sigurisë. Serbisë i ngutet nëse arrin ta bën ndonjë ngjarje të njëjtë sikurse marsi i vitit 2004 pasi deri në janar nuk bëhet ndërrimi i pushtetit në SHBA, prandaj kjo ndërlidhet edhe me gjithë këtë armatosjen e shpejtë të Serbisë me armë ofensive dhe me gjithë premtimet ruse se edhe ushtarakisht Serbia do të ndihmohet nëse kërkon ndihma nga Rusia, për çka fletë edhe hapja e zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë mu në mes të Beogradit, e vetmja zyre ruse në botë. Kosova duhet të jetë në gjendje gatishmërie sa i takon ruajtjes së stabilitetit të brendshëm të sigurisë dhe të lejohet asnjë trazirë e mundshme masive, ku do të kishte edhe viktima civile që do ti shkaktonte vetë Serbia, do të vriste vet ndonjë serb civil që të ketë pretekst për të intervenuar në Veriun e Kosovës nëse i garanton Rusia se do të futë ushtarët e vetë komando në Veriun e Kosovës, e cila pjesë e Kosovës ushtarakisht as 10 minuta nuk mundë të matet me forcat e armatosura rëndë serbo ruse. Kjo është vetëm një mundësi e fundit e Serbisë dhe Rusisë që të lëvizë. Shumë kush thirret në NATON por në vitin 2004 e kamë parë edhe vetë në teren se si NATO është një shtëpi me shumë aktor, por në fund secili e ruan ushtrinë e vetë nga vdekja e ushtarëve të vetë, për të mos rrezikuar shumë për vendet e huaja, si është rasti me Kosovën, kemi pastaj Jemenin, Ukrainën tani edhe Azerbajxhanin, ku forca ushtarake e mund diplomacinë dhe paqen. Kosova Duhet të ndërton partneritet serioz me Amerikën, Gjermaninë , Britaninë, duhet bashkëpunuar ngushtë për çështje të sigurisë. Është koha e fundit që ti lëmë përrallat e shtypit por Kosovën ta bëjmë një shtet me ushtri të vetë të trajnuar dhe të armatosur mirë pasi askush nuk mundet përjetësisht ti ruan territoret tona. Rruga e vetme është që Kosova të fuqizohet si shtet ku sundon ligji dhe për çdo rast ta kemi ushtrinë tonë të përgatitur pasi jetojmë në Ballkan ku shtetet fqinjë gjithmonë janë me synime grabitqare të territoreve. Sidomos njihet Serbia si grabitësi më i madh i territoreve shqiptare në Ballkan. Duhet të jemi të vetëdijshëm se fati i Kosovës nuk duhet të lidhet me fatin e disa politikanëve të korruptuar e të shitur të vendit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".