Familjarët tentojnë të fusin substanca narkotike përmes rrobave në Dubravë

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 18:27
Familjarët tentojnë të fusin substanca narkotike përmes rrobave në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orër 15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancës narkotike brenda qendrës.

Përmes një njoftimi SHKK-ja ka thënë se i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës ë15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në rroba , kanë arritur ta parandalojnë futjen e subestances së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar subëstancën e dyshuar narkotike, i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.


(Kosova Sot Online)