Mbështetësi i madh i Kosovës pritet të jetë sekretar i shtetit në SHBA

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 18:06
Mbështetësi i madh i Kosovës pritet të jetë sekretar i shtetit në SHBA

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet që ta emërojë Antony Blinken në një nga rolet kryesore të SHBA-së në skenën e politikës globale.

Blinken, që pritet të nominohet nga Biden për sekretar të shtetit, kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte i angazhuar specifikisht me ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Se sa e njeh Kosovën dhe problemet e saj, Blinken ka treguar edhe kur nuk ka qenë në ndonjë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA. Për shembull, në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO Konferenca e Përgjithshme si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.


(Kosova Sot Online)