Kosova në Zagreb kërkoi që Kroacia të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 10:00
Kosova në Zagreb kërkoi që Kroacia të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi

Zagrebi mund ta forcojë rolin e tij në dialogun Prishtinë-Beograd. Kështu ka thënë ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë vizitës së saj në Kroaci.

“Zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke, me respektimin e integritetit territorial, shtetit unitar dhe kushtetutshmërisë së shtetit”, tha Haradinaj-Stublla.

Homologu i saj kroat, ministri i Jashtëm Gordan Grlië Radman tha se “Kroacia mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së dhe e konsideron këtë proces dhe rezultatin e tij si kontribut në stabilitetin e rajonit më të gjerë të Evropës Juglindore”.

Nga ana e tij, kryeministri kroat, Andrej Plenkovië – i cili u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahirin – tha se ka vend për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën për çështje të ndryshme dhe se Kroacia do të ndihmojë në mënyrë aktive Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.

(Kosova Sot Online)