Shumica e njerëzve në këtë shtet nuk planifikojnë të vaksinohen kundër COVID-19

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 12:32
Shumica e njerëzve në këtë shtet nuk planifikojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Sipas një sondazhi të ri, shumica e kroatëve nuk planifikojnë të vaksinohen kundër koronavirusit, kur vaksina të jetë e gatshme.

Në bazë të të dhënave të sondazhit që u krye nga kompania për hulumtime “Valicon”, 42 për qind e pjesëmarrësve thanë se përfundimisht kanë vendosur ose ndoshta do të vaksinohen, shumica duke i përmendur si arsye përgjegjësinë ndaj të tjerëve dhe kufizimin e përhapjes së virusit.

Megjithatë, 57 për qind e pjesëmarrësve thanë se përfundimisht kanë vendosur ose ndoshta nuk do ta marrin vaksinën, duke thënë se nuk i besojnë asaj, ndërsa një pjesë e madhe tha se ekziston frika nga efektet anësore të vaksinës, shkruan Al Jazeera.

Të tjerët thanë se nuk do të vaksinohen, sepse besojnë që nuk janë të rrezikuar, ndërsa çereku i pjesëmarrësve në sondazh tha se virusi vazhdimisht pëson mutacion dhe se vaksinimi nuk ofron mbrojtje.

Sondazhi me 523 persona në Kroaci u mbajt në kohën kur në botë po zhvillohet garë e madhe për prodhimin e një vaksine efektive kundër koronavirusit.

Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, ngurrimi për të marrë vaksinë kundër koronavirusit duket se është duke u rritur, sepse tani më pak njerëz janë të gatshëm për këtë në krahasim me tre muaj më parë.

Në bazë të një hulumtimi të kryer në 15 shtete, gatishmëria për t’u vaksinuar ka rënë katër për qind që nga muaji gusht.

Përqindja më e madhe e rënies së kësaj gatishmërie është shënuar në Kinë, Australi, Spanjë dhe Brazil, 

(Kosova Sot Online)