Qindra të vdekur nga Covid-19 mbahen prej muajsh në kamionë frigoriferikë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 14:33
Qindra të vdekur nga Covid-19 mbahen prej muajsh në kamionë frigoriferikë

Trupat e qindra njerëzve të cilët vdiqën në New York gjatë pikut të Covid-19 në pranverë gjenden ende të pavarrosur dhe mbahen në kamionë frigoriferik në bregun e lumit Brooklyn.

WSJ i referohet zyrës së Mjekësisë Ligjore të qytetit, i cili bën me dije se shumë nga trupat janë të njerëzve familjet e të cilëve nuk mund të gjenden ose që nuk mund të përballojnë një varrim.

Rreth 650 trupa janë duke u ruajtur në kamionë në një morg që u ngrit në prill në Sunset Park.

Ndërkohë, autoritetet janë duke aplikuar edhe varrime masive të të vdekurve nga koronavirusi në zona periferike të qytetit.

(Kosova Sot Online)