Izraeli përsëri sulmon Sirinë, asnjë reagim nga Franca që ishte e zëshme në mbrojtje të Armenisë

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 10:30
Izraeli përsëri sulmon Sirinë, asnjë reagim nga Franca që ishte e zëshme në mbrojtje të Armenisë

Ushtria siriane ka thënë se aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë kryer sulme në jug të kryeqytetit Damask të amrtën vonë.

Një agjenci lokale e lajmeve tha se sulmi erdhi nga Rrafshnalta e okupuar e Golanit, duke shtuar se nga sulmi ka pasur dëme materiale.

Ndryshe, Izraeli e ka pushtuar pjesën më të madhe të Rrafshnaltës së Golanit nga Siria që nga Lufta e Lindjes së Mesme e vitit 1967.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore kundër caqeve siriane, përfshirë grupet e regjimit të Asadit dhe grupet e përkrahura nga Irani.

Izraeli nuk është pjesë e ndonjë misioni ndërkombëtar paqeruajtës apo luftues në Siri dhe këto sulme i kryen në mënyrë të njëanshme, duke e shkelur sovranitetin dhe sigurinë e vendit fqinj të rrënuar nga lufta e gjatë.

Për këtë rast nuk kanë reaguar qeveritë perëndimore. Franca, e cila ishte një ndër vendet më të zëshme në mbrojtje të Armenisë, e cila nga vitet e nëntëdhjeta ka mbajtur nën kontroll disa distrikte të territorit të Azerbajxhanit, nuk ka reaguar për këto sulme.

Ministria e Jashtme e Francës disa herë ka dalë me deklarata në mbrojtje të interesave të Armenisë, që sipas një rezolute të Kombeve të Bashkuara është dashur t’i dorëzojë menjëherë territoret azere.

(Kosova Sot Online)