Nga presidenca i reagojnë Zafir Berishës që ofendoi Vjosa Osmanin: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 14:11
Nga presidenca i reagojnë Zafir Berishës që ofendoi Vjosa Osmanin: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Nga presidenca i kanë reaguar koordinatorit për Siguri, Zafir Berishës që tha sot se është ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani është presidente.

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Faton Peci ka shkruar në Facebook se zv.ministri e koordinatori kibernetik, Zafir Berisha paska marrë mundin të bëj një “analizë” në lidhje me u.d. Presidenten, Vjosa Osmani, duke përdorur mjetin politik që i hynë në punë çdo ditë- fyerjen.

“Zafir, e kuptoj reagimin tënd. Është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat je përfshi ti, bashkë me shokët e tu e me parti. Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?! Natyrisht që çfarëdo përpjekje për të vendos rend e ligj prej teje dhe shokëve mund të kuptohet si cenim, porse duhet të ekzistojë një kohë kur duhet t`i jepe fund diplomacisë së odave. Me devotshmëri jeni vërë në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut tuaj, e pritshme, e natyrshme, porse jo normale”, ka shkruar Peci, që thotë se diplomacia nuk është odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet.

“Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook. Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund. Kurdo që ju dalim në ballë gjërave të këqija, shkeljeve ligjore, nuk është vonë. Koordinator, vazhdoje përpjekjen tënde kibernetike, kurse dostat e bashkëpartiakët rehatoi në odën tënde. Shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd, bashkëpartiakëve dhe partisë tënde!

P.s Për siZafirët, vendosja e vulës së Presidentit Rugova në aktet zyrtare të Presidencës është veprim i sanksionuar ligjor”, thotë tutje ai, duke shtuar se me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, në kreun I te Dispozitat e Përgjithshme, në pikën 2 të Nenit 1 thuhet se : ”Presidenti i Republikës së Kosovës ka simbolet e veta, të cilat përdoren krahas simboleve të Republikës së Kosovës”.

“Tradita institucionale dhe aplikimi i ligjeve nuk është çështje periodike, por sistematike. Ata që po kasavetohen pse është rikthy vula në vendin e vend, duhet ta shtojnë një pyetje: Pse vula e Presidentit Rugova që është përdorur në dokumente zyrtare para disa vjetësh është reviduar nga përdorimi?! Me vulën e presidentit Rugova vetëm se po zbatohet një kriter ligjor, i shkelur nga presidenti paraprak”, shton Peci.

https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/4639316639475174

(Kosova Sot Online)