20-vjeçari mahnit autoritetet, e kalon rrethojën 3 metra të lartë pa ndezur alarmin

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 10:46
20-vjeçari mahnit autoritetet, e kalon rrethojën 3 metra të lartë pa ndezur alarmin

Një verikorean ka befasuar autoritetet në Kore të Jugut, pasi ka thënë se e ka kapërcyer një rrethojë afro 3 metra të lartë, gjatë ikjes së tij nga Koreja e Veriut, njofton “Independent”.

Personi, ende në të 20-tat, është marrë në pyetje pasi është kapur në Kore të Jugut dhe ka thënë se është ish-gjimnast dhe ka “kapërcyer rrethojën 3 metra të lartë” që ndanë dy shtetet në zonën e demilitarizuar, raporton “The Korea Herald”.

Lajmi ka nxitur reagime në Kore të Jugut, se si personi ka qenë në gjendje të kalojë një pikë kufitare aq fortë të mbikëqyrur, pa ndezur alarmet.

Verikoreani, me trup atleti, është detyruar të dëshmojë aftësitë e tij atletike, për të bindur autoritetet se e ka kapërcyer rrethojën e nuk është ngjitur nëpër të.

Teoria është se me gjasë ai me një shkop metali ka kaluar rrethojën në stil të kërcimit me purtekë.

Autoritetet në Kore të Jugut kanë kërkuar hetime të menjëhershme.

Raportohet se verikoreani është kapur nga ushtarët e Koresë së Jugut më 4 nëntor, por ushtria ka pritur deri këtë javë për të treguar se ai ka kapërcyer rrethojat pa ndezur alarmin.

(Kosova Sot Online)