Prodhuesi më i madh i dorezave anti-covid shndërrohet në vatër me mijëra të infektuar

  • G.G /
  • 26 November 2020 - 13:27
Prodhuesi më i madh i dorezave anti-covid shndërrohet në vatër me mijëra të infektuar

Po shndërrohet në një nga paradokset e shumtë të këtij viti 2020, për sa i përket zhvillimit të pandemisë, situata në fabrikën Top Glove, lider në botë për prodhimin e dorashkave plastike.

Industria e Malajzisë, që furnizon pjesën më të madhe të tregut botëror me një nga pajisjet e domosdoshme në parandalimin e virusit SARS-COV-2, ka deklaruar mbylljen e të paktën 20 punishteve të saj në vendin e Azisë juglindore.

Sipas autoriteteve, deri tani janë 2684 persona të infektuar me koronavirus mes punonjësve të industrisë, duke e bërë praktikisht vatrën më të nxehtë të Covid-19. Deri tani, Malajzia, ka shpëtuar nga përhapja masive e koronavirusit, pasi regjistron 60 mijë raste të konfirmuara dhe 348 viktima.

Aktualisht, “Top Gloves” furnizon rreth 70% të tregut botëror, me fitime 300% më të larta se në vitet e kaluara.

(Kosova Sot Online)