Kështu duhet aplikuar që t’i merrni nga 50 deri në 100 euro

  • A.P /
  • 26 nëntor 2020 - 21:35
Kështu duhet aplikuar  që t’i merrni nga 50 deri në 100 euro

Nënkryetari, Muhedin Nushi, ka thënë se brenda 10 ditëve, do të lëshohet aplikacioni online.

Në Komunë erdhën, por të hollat nuk i morën.

Një ditë më parë, KK në Prishtinë, kaloi me votë unanime propozimin i kryetarit, Shpend Ahmeti.

Në të, parashihet që çdo banor i  kryeqytetit që ishte përballur me virusin korona,  do të ndihmohet me të holla.

Personat nën moshën 65 vjecare, që bën pjesë në listat zyrtare të infektuarve në IKSHPK-së, do t’i marrin nga 50 euro.

Ndërkaq, dyfishin e tyre, pensionistët.

Sipas nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, deri tek pagesat për qytetaret, duhet të pritet së paku edhe dhjetë ditë.

Kjo pasi, këta e dërguan vendimin në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për ta parë ligjshmërinë e tij.


Nushi thotë se dokumentet që sillen në komunë, nuk do të pranohen, pasi aplikimi do të jetë vetëm online.

Ndërsa shton se të hollat do të dalin në llogaritë bankare

Në fund, Muhedin Nushi, ka thënë se edhe ata që do të infektohen në të ardhmen, kanë të drejtë aplikimi për këto të holla.

E këtë gjë, e kanë mirëpritur edhe qytetarët e Prishtinës.Por, dikush thotë se shuma, duhet të jetë pak më e madhe.

Ndërkaq, Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, i ka thënë televizionit që kjo ide, u propozua në Kuvendin e Kosovës nga GP i VV-së.

Ndërsa ka thënë se shuma prej 50-100 eurove, nuk është e lartë, por do t’i ndihmojë sadopak qytetarët. 

(Kosova Sot Online)