Moti sot në Kosovë, nga -5 në 10

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 08:08
Moti sot në Kosovë, nga -5 në 10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot  i ngjashëm.

Në mëngjes parashihet  mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

(Kosova Sot Online )