Ibrahim Kelmendi zbulon misterin e radhës për vrasjet politike në Kosovë: Ja kënd e ka akuzuar Hashim Thaçi për vrasjen e Luan Haradinajt dhe të Zahir Pajazitit me shokët

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 10:16
Ibrahim Kelmendi zbulon misterin e radhës për vrasjet politike në Kosovë: Ja kënd e ka akuzuar Hashim Thaçi për vrasjen e Luan Haradinajt dhe të Zahir Pajazitit me shokët

Ish udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, po vazhdon të zbulojë detaje të reja të padëgjuara për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili gjendet i burgosur në Hagë.

Ibrahim Kelmendi, në postimin e tij të fundit në facebook, ka zbuluar detaje tronditëse të vitit 1998, ku siç thotë ai Thaçi i kishte akuzuar Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin për vrasjen e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

“Në Mbledhjen e 6-të të Lëvizjes na qe kontrabanduar Hashim Thaçi, i cili nuk kishte të drejtë pjesëmarrjeje. Befasisht, për ata që nuk e njihnin, Hashim pat plas një „bombë“ në atë Kuvend – akuzoi Kryesinë e Lëvizjes, me theks ekstra Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin, për vrasjet e Luan Haradinajt (6 maj 1997), tërthorazi edhe për vrasjen e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmon Hoxhës (31 janar 1997). Që të evitohet ndonjë llahtari fizike u anashkaluar ai komplot me propozimin për formim të një grupi hetimor, që do t’i hetonte akuzat që kishin ngjashmëri me akuzat e Dik Martit. Kryetar i atij grupi hetimor që zgjedh Bedri Islami, si më i përshtatshmi meqë ishte edhe Kryetar i Kryesisë”, ka shkruar ndër tjerash në postimin e tij Ibrahim Kelmendi, përcjellë “Kosova Sot Online ”.

 Postimi i plotë:

BEDRI ISLAMI: „ENIGMA E NJË VRASJE TË TREFISHTË“

„Enigma e një vrasje të trefishtë“ - është titulli i librit historik-publicistik, i shkruar nga Bedri Z. Islami, Kryetar i Kryesisë së LPK-së (nga maji 1998 deri në qershor 1999), i botuar nga Focus në vitin 2007 në Prishtinë.

Tematika kryesore e librit është një hetim që ka bërë një grup hetimor, bërë në qershor e korrik 1998. Në Mbledhjen e 6-të të Lëvizjes na qe kontrabanduar Hashim Thaçi, i cili nuk kishte të drejtë pjesëmarrjeje. Befasisht, për ata që nuk e njihnin, Hashim pat plas një „bombë“ në atë Kuvend – akuzoi Kryesinë e Lëvizjes, me theks ekstra Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin, për vrasjet e Luan Haradinajt (6 maj 1997), tërthorazi edhe për vrasjen e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmon Hoxhës (31 janar 1997). Që të evitohet ndonjë llahtari fizike u anashkaluar ai komplot me propozimin për formim të një grupi hetimor, që do t’i hetonte akuzat që kishin ngjashmëri me akuzat e Dik Martit. Kryetar i atij grupi hetimor që zgjedh Bedri Islami, si më i përshtatshmi meqë ishte edhe Kryetar i Kryesisë.

Fatmirësisht në këtë libër pat prezentuar ato hetime, vetëkuptohet duke u përmbajt, sepse tashmë Kosovën e kishte kap Kosovën. Megjithatë Libri përmban informacion të bollshëm për zhvillimet e atëhershëm – për të kuptuar si na kanë ndodhur komplotet në Lëvizje dhe në UÇK…

Ndoshta përmban domëthënie bojkotimi që ia bënë promovimit të librit në Prishtinë disa protagonistë kryesor të librit.

Uroj Bashkëveprimtari Bedri të ketë vullnetin e mirë për ta plotësuar librin me ato që i ka censuruar në vitin 1997, sepse tani ka edhe materiale që nuk i kishte atëherë, siç është akt-gjykimi i Nait Hasanit, i dhjetorit 1997 dhe rrëfime të reja të protagonistëve të zhvillimeve të atëhershme.

Edhe tani po e përsërisë: PËRGËZIME ekstra Bashkëveprimtarit Bedri - për këtë libër!

Uroj që të mos më hidhërohet që po ia publikoj tekstin e librit, pa i marrë leje.

(Kosova Sot Online)