Zëvendëskryeministri uron 28 Nëntorin, viziton varrin e Heroit Zahir Pajaziti

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 09:40
Zëvendëskryeministri uron 28 Nëntorin, viziton varrin e Heroit Zahir Pajaziti

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar sot varrin e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë.

“A ka ma mirë e më nder se ta fillosh festën këtu ku prehet Heroi i Kombit, Zahir Pajaziti. Liria ka emër, me dëshmorët që u flijuan për atdhe dhe luftëtarët e gjallë që sot nuk janë vetëm fizikisht me ne. Urime shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157482753591611

(Kosova Sot Online)