Ish-kandidati i VV’së për Podujevë flet pas fitores së Bulliqit

  • E.K /
  • 29 nëntor 2020 - 23:25
 Ish-kandidati i VV’së për Podujevë flet pas fitores së Bulliqit

Ish-kandidati i VV’së për komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka folur pasi Shpejtim Bulliqi fitoi në rezultatet preliminare.

Potera ishte kandidat i VV’së për Podujevën në zgjedhjet e kaluara.

“Urime Llapit dhe Gollapit fitorja e merituar, fitorja e mirëpritur e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Erdhi dita edhe për Komunën tonë!”, shkruan ai në Facebook.

“Kjo do të ndodh edhe në nivelin e Republikës së Kosovës”, shton ai.

(Kosova Sot Online)