Çfarë po mendon të bëjë Melania pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 23:58
Çfarë po mendon të bëjë Melania pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ky është lajmi që jepet nga një rubrikë gossip e “New York Post”.

Sipas medias prestigjioze amerikane, paratë që do të mblidhen nga shitja e autobiografisë do të jenë të gjitha të sajat, duke i dhënë një mundësi Zonjës së Parë në largim të fitojë diçka.



Projekti i Melanias për të shkruar kujtimet e saj në letër duket se ka gjetur dhe mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Emri i Melanias është duke u lakuar shumë kohët e fundit pasi Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe shumë e konsiderojnë atë në prag të një divorci multimilioner.

(Kosova Sot Online)