“Ti e doje jetën dhe dije ta çmosh çdo moment”, fjalët prekëse të Talat Xhaferit për vdekjen e Enver Maliqit

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 11:28
“Ti e doje jetën dhe dije ta çmosh çdo moment”, fjalët prekëse të Talat Xhaferit për vdekjen e Enver Maliqit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e nënkryetarit të Shkupit, Enver Maliqi.

Xhaferi ka shkruar se Maliqi e dontë jetën dhe e çmonte çdo moment të saj.

Postimi i tij i plotë:

Jam thellë i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi i hidhur për largimin nga kjo botë e shokut tim të dashur Enver Maliqi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit, afarist i respektuar, konsull nderi i Meksikës, humanist dhe mbështetës i njerëzve në nevojë.

I dashur Enver, ti e doje jetën dhe dije ta çmosh çdo moment të shtrenjtë dhe me zemërgjerësinë që ishte virtyti yt i dalluar, e ndaje pa rezervë çdo çast me familjarët, me miqtë, me bashkëpunëtorët dhe me secilin që pate rastin të takosh dhe të njohësh në rrugëtimin tënd në këtë botë.

Të lumtur dhe të bekuar jemi të gjithë që ishim edhe një pjesëz e vogël në përditshmërinë tënde. Kujtimi dhe malli për ty do e ruajmë në zemër përjetësisht.

Prehu më paqe miku im i dashur!. 

(Kosova Sot Online)