Vjosa Osmani i bashkohet Vetëvendosjes!

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 21:54
Vjosa Osmani i bashkohet Vetëvendosjes!

Deputeti i LVV’së në Kuvend të Kosovës, Liburn Aliu, ka sqaruar se partia e tij e respekton u.d-në e presidentit, Vjosa Osmanin, për shkak të numrit të votave.

Megjithatë, ai e ka mohuar idenë se VV’ja mund t’i ketë bërë ofertë Osmanit. Deputeti Aliu i bëri këto komente.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë e ka pasur derën hapur për çdokënd. Për më tepër, ne kërkojmë njerëz me integritet politik. Pse jo edhe me një subjekt të fortë politik”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirë që ajo të ishte në Vetëvendosje, ndonëse e ka parë si opsionin e fundit të saj.

“Vjosa Osmani e ka respektin e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të numrit të votave si kandidate. Madje, ajo ka shtatëfish më shumë vota sesa kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)