
Lexoni edhe:
Lajçak: Dialogu është në binarë, por nuk është autostradë e shpejtë
Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili pritet të kalojë pas shumë kohësh.
Për t’iu përgjigjur pyetjes së qytetarëve se kur mund të tërhiqen paratë nga Trusti.
Demi tha se tërheqja e parave varet nga disa faktorë dhe nuk mund të jap ndonjë afat të caktuar kohor.
“Koha e tërheqjes së mjeteve varet nga disa faktorë: Procedurat bankare, fluksi ose numri i kërkesave e të tjera detaje teknike. Andaj nuk mund të japim një afat të saktë sa kohë merr tërheqja”, tha Demi.
Lajçak: Dialogu është në binarë, por nuk është autostradë e shpejtëLexoni edhe:
Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.
“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.
Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.
Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.
(Kosova Sot Online)