Policia jep detaje për automjetin që u kaplua nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:01
Policia jep detaje për automjetin që u kaplua nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë

Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Arllat një kamionetë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 10:00 është marrë informata se në fshatin Arllat respektivisht në autostradë një kamionetë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ftuar edhe zjarrfikësit. Ka filluar puna për të ndriçuar faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)