Aksident fatal në rrugën Viti-Kllokot, vdes një person e lëndohen disa të tjerë

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:34
Aksident fatal në rrugën Viti-Kllokot, vdes një person e lëndohen disa të tjerë

Mëngjesin e sotëm në rrugën Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident fatal, si pasojë e të cilit një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.

Lajmin e kanë bërë të ditur Zjarrëfikësit e Vitisë, teksa shkaqet e aksdentit nuk janë bërë të ditura akoma.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Në aksident janë përfshirë dy vetura, policia po merret me rastin. 

(Kosova Sot Online)