Fillimi i gjykimit të vonuar maratonik në Speciale kundër Thaçit dhe Veselit i largon ata përjetësisht nga skena politike

Fillimi i gjykimit të vonuar maratonik në Speciale kundër Thaçit dhe Veselit i largon ata përjetësisht nga skena politike

Hajrullah Tërnava

  • 03 December 2020 - 07:50

Shkruan: Hajrullah Ternava

Tani stërzgjatja nëpër burgjet e Speciales i ka pasojat e saja, sepse koha e bënë të veten dhe i bënë ndryshimet e saja si në politika, në teknologji, në jetët e përgjithshme, sepse gjeneratat i kanë botëkuptimet e tyre dhe gjithkush donë me ecë në hap me kohën, prandaj stërzgjatja e këtij procesi të dizajnuar për ti nxjerr përgjithmonë nga politika të arrestuarit e tanishëm, dhe të gjithë ata që do të arrestohen në të ardhmen, kur dihet se proceset e tilla marrin një kohë të gjatë.

-Politikanët e Kosovës të arrestuar nga Specialja do ti përjetojnë pasojat jashtëzakonisht të vështira, sepse kur dikush e jeton jetën e „mbretit“ dhe ka arrit me e kontrollua shtetin në tërësi, me lëvizje të pakufizuar në botë, duke fluturua nëpër ato vende edhe atje nëse ka ëndërrua diku për to, dhe duke e jetuar jetën si në parajsë, prandaj këto ndryshime nga kjo liri e pakufizuar e dëshirave të tyre, dhe si tani që janë të burgosur, normal që është dallim i madh për ta dhe familjaret e tyre, prandaj i kanë pasojat e saja të pakrahasueshme në disfavor të tyre.

Tani kur po i din këto pasoja qe po i presin politikanët e arrestuar nga Specialja, dhe paralajmërimi i fillimit të vonuar të procesit gjyqësor nga Gjykata Speciale, mesi vitit 2021 ose fillimi i 2022, për grupin e parë të të arrestuarave, e që janë ish figurat qendrore të politikës dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës, në krye me presidentin Thaçi. Rirreshtimi i krahut të luftës do të tentoj që të mbetet në një parti të vetme politike të PDK-së, edhe që mos të harrojmë se krahu i luftës së FARK-ut nuk i takon kësaj partie por kryesisht janë në LDK, por koha e bënë të veten, dhe nëse konfirmohen akuzat se ata të akuzuarit kanë bërë krime për çfarë janë të akuzuar, dhe dënohen me burgime të gjata, e sidomos nëse ato dënime kanë të bëjnë me vrasjen e shqiptarëve të pasluftës sikur që dihet që është një numër i të vrarëve të tillë, atëherë ka gjasa që mund të vjen deri te shkatërrimi i asaj partie në tërësi.

Në të kundërtën nëse nuk dënohen dhe demantohen ato krime të vrasjeve të shqiptarëve nga ana e tyre, mund të vij edhe te reformimi i partisë me figura të reja si mundësia e vetme e mbijetesës dhe vazhdimit të rrugëtimit në politikë, deri në përmbylljen e epilogut rreth atyre që do të dalin para drejtësisë ndërkombëtarë për të dëshmuar dhe mbrojtur pafajësinë e tyre deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës. Mos të harrojmë se edhe politika ecë në hap me kohen si të teknologjisë dhe të arriturave tjera, sepse kuadrat e reja të shkolluara në Kosovën tonë, dhe në vende tjera të botes, i kanë pikëpamjet e tyre dhe nëse janë të pakënaqur me këto parti politike të deritanishme, si deri me tani, është krejt e kuptueshme që në kohërat e ardhshme të krijojnë parti të reja, të cilat sipas planeve të tyre do ta bindin elektoratin e tyre që tua japin votën për ta qeverisur shtetin e Kosovës më mirë se partitë e deritashme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".