Fitim Uka: Personat me nevoja të veçanta nuk janë përkrahur në Kosovë

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 12:17
Fitim Uka: Personat me nevoja të veçanta nuk janë përkrahur në Kosovë

Deputeti i VV-së, Fitim Uka, duke folur seancën e sotme ku po diskutohet për Ditën Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta ka theksuar se mbështetja ndaj tyre nuk duhet të jetë vetëm në një dite dhe një datë.

Uka ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë statistika të sakta se sa persona me aftësi të kufizuara janë në Kosovë.

“Unë mendoj se ky debat sot do të jetë një mundësi e mirë të kuptojnë sfidat të cilat kalojnë personta me nevoja të veçanta. Mbështetja për personat me nevoja të veçanta nuk duhet të jetë vetëm në një ditë dhe një datë. Institucionet tash e 20 vjet nuk kanë bërë asgjë për personat me nevoja të veçanta, nuk kanë statistika se sa persona të tillë ka në Kosovë. Për gjithçka tjetër është gjetur përkrahje dhe mbështetje në Kosovë, por jo për personat me nevoja të veçanta”, tha ai.

Tutje ai tha se nevojat e veçanta mund ta bëjnë të vështirë jetën e një personi prandaj duhet të gjithë të kontribuojnë për lehtësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta.

(Kosova Sot Online)