Lexoni edhe:
“Do ta kallim këtë gjykatë” – Kryetari i Apelit përplaset me protestuesit nga Krusha
Nesër në Gjykatën Themelore të Gjilanit do të shpallet aktgjykimi për burrin nga Kamenica që më 25 korrik të këtij viti kishte vrarë gruan e tij më një shufër metalike.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
“Do ta kallim këtë gjykatë” – Kryetari i Apelit përplaset me protestuesit nga KrushaLexoni edhe:
“Ju njoftojë që me datë 04.12.2020, në ora 13:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë””, thuhet në komunikatë.
“Me datë 25.07.2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet tutje në komunikatë.
Në ndërkohë me të ndodhur rasti Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pati njoftuar se një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,pati njoftuar Prokuroria.
(Kosova Sot Online)