Ministri Zemaj takohet me Bordin Këshilldhënës për situatën që po përballet Kosova me koronavirusin

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 10:28
Ministri Zemaj takohet me Bordin Këshilldhënës për situatën që po përballet Kosova me koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova në menaxhimin e pandemisë.

Zemaj tha se rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.

“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 41 mijë e 299.

(Kosova Sot Online)