Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty dhe burrat si ti merrem personalisht

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 19:13
Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty dhe burrat si ti merrem personalisht

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se deputetëve duhet tu, ndalohet që të flasin për vrasje, sepse, sipas tij, është irrituese për qytetarët.

Reagimi i tij vjen pasi deputetja e LDK-së, Marigona Geci nga foltorja e Kuvendit foli për vrasjet politike në Kosovë.

Por, Kryeziut i ka reaguar menjëherë babai i deputetes, Gani Geci-ish deputet i LDK-së.

Geci i ka thënë Kryeziut se me të dhe burrat si ai merret personalisht.

Kryeziu: Boll e keni keqpërdor foltoren

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se deputetët e kanë keqpërdoru foltoren e Kuvendit.
“Boll ma e keni keqpërdor foltoren dhe i keni irrituar qytetarët, shkoni dëshmoni në gjykatë Speciale dhe lejani këtë punë drejtesisë. S’jeni ju as të drejtit e as ata që vendosni drejtësi. Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dalë nga shoshitja e drejtesisë se paanshme, do të jete themeli për paqe të perhershme, e jo fjalimet tuaja!”, ka shkruar Kryeziu.

(Kosova Sot Online)