Lajmi i fundit: 560 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 15:05
Lajmi i fundit: 560 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 560 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Po ashtu janë shënuar edhe 14 viktima.

Kështu njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)