Lexoni edhe:
Tërmet në Shqipëri
Qetësimi i erërave ditën e shtunë, mund të sjell rritje të ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e diel zbret sërish në vlera të mjaftueshme dhe të mira, mirëpo të hënën sërish pritet të kaloj në vlera të dobëta.
6.12 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, mjegull ose vransira të ulëta. Ditën butë, pjesërisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
7.12 – Kryesisht vranët dhe me shi. Erërat do të qetësohen, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten reshje bore.
8.12 – Vransira e gjatë ditës intervale me diell.
9.12 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në ditët e fundjavës. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet në fundjavë rriten deri në 11C, e nga e hëna zbresin lehtë në 8C. Në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vransira të ulëta, temperaturat pritet të jenë më të ulëta.
Tërmet në ShqipëriLexoni edhe:
Do të fryj erë mesatare nga juglindja 4-7m/s, e të dielen mesatarisht e fuqishme 8-16m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të shtunën, e më pas në rënie graduale nën vlera mesatare.
(Kosova Sot Online)