Shpejtim Bulliqi sot merr detyrën e Kryetarit të Podujevës

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 08:43
Shpejtim Bulliqi sot merr detyrën e Kryetarit të Podujevës

Kuvendi Komunal i Podujevës këtë të hënë do të mbajë seancë solemne.

Aty do ta marrë detyrën Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili do ta bëjë betimin bashkë me kabinetin e tij.

Bulliqi është zgjedhur kryetar i kësaj komune me 51.9 përqind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 29 nëntor.

(Kosova Sot Online)