Lexoni edhe:
Rrëfimi i burrit që serbët ia vranë 7 fëmijë, gruan, nënën, kunatën e mbesën 6-muajshe
Qeveria i ka ndarë 203 mijë euro për shoqatat e dalura nga lufta, përfshirë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete do të ndahen nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike.
Rrëfimi i burrit që serbët ia vranë 7 fëmijë, gruan, nënën, kunatën e mbesën 6-muajsheLexoni edhe:
“Ky fond do të ndahet në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Reçica.
Ai paraprakisht ka treguar se është marrë vesh me kryeministrin Avdullah Hoti që nga viti i ri invalidëve të luftës së UÇK-së t’u sigurohet përkujdesja mjekësore përmes institucioneve shëndetësore dhe SHSKUK-së.
“Ne jemi dakorduar me kryeministrin por edhe me përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta që përkujdesja mjekësore ndaj invalidëve të luftës çlirimtare, përkatësisht pajisja me proteza, nga viti i ardhshëm të rregullohet përmes institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe SHSKUK-së, sikur që jemi dakorduar që mbështetja financiare për shoqatat e dalura nga lufta nga viti i ardhshëm të përfshihet në ligjin për buxhetin e shtetit”, ka thënë Reçica.
(Kosova Sot Online)