Kjo komunë e Kosovës ndanë deri në 350 euro për qytetarët e infektuar me Covid-19

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 13:40
Kjo komunë e Kosovës ndanë deri në 350 euro për qytetarët e infektuar me Covid-19

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që t’i ndajë nga 150 deri 350 euro ndihmë për qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me Coronavirus.

Në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë thuhet se me iniciativë të asamblistit Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19, sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro.

Kjo ndihmë financiar do të ndahet edhe për familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe grupi i asamblistëve falënderon të gjitha subjektet politike në Vushtrri për mbështetjen e kësaj iniciative”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)