Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 13:45
Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro

Lista serbe është gjobitur me 20 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore më 29 nëntor, kur mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), thotë në vendim e publikuar në web-faqen e tyre në internet se subjekti politik serb obligohet që këtë gjobë ta paguajë brenda 15 ditëve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq bashkë me deputetin e këtij subjekti politik, Igor Simiq përmes një konference për media, kishin thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dilnin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votonin kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Për këtë veprim të Listës Serbe, ankesën në PZAP e kishte paraqitur Lëvizja Vetëvendosje. 

(Kosova Sot Online)