Momenti kur Shpejtim Bulliqi ia le dorën zgjatur Nexhmi Rudarit

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 14:21
Momenti kur Shpejtim Bulliqi ia le dorën zgjatur Nexhmi Rudarit

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e re.

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së kryetarit të Komunës, Nexhmi Rudari, ishte pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit.

Pavarësisht fushatës elektorale e cila ishte e mbushur me akuza e kundërakuza ndaj njëri-tjetrit, dikur bashkëpartiakët e sot kundërshtarë, biseduan pak para dhe pas pranim-dorëzimit të detyrës.

Ajo se çka ra në sy në përfundim të bisedës, pasi Rudari edhe i falënderoi mediet për përcjelljen e fushatës dhe të këtij momenti, ai e zgjati dorën që t’i flasë Bulliqit, por që ky i fundit refuzoi t’i flasë për dore, me pretekstin se tani i zoti i shtëpisë mysafirin e përcjellë deri tek dera.

Natyrisht që gjatë përshëndetjes së fundit, të dy shtrënguan duart.

Nga zgjedhjet e mbajtura më 29 nëntor, Shpejtim Bulliqi ka marrë 51.9% të votave, që ia mundësuan atij që të bëhet zyrtari i parë që nuk vjen nga LDK e të vendoset në zyrën e kryetarit të komunës.

(Kosova Sot Online)