Vrasja e 25-vjeçarit/ Policia: Në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krehër me fishekë

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 09:32
Vrasja e 25-vjeçarit/ Policia: Në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krehër me fishekë

Klodian Rasha, 25-vjeçari që u vra nga efektivi i policisë gjatë orëve të natës në rrugën “Dritan Hoxha” ka pasur me vete një armë të me një krehër me fishekë.

Sipas uniformave blu arma e tij është gjetur pas krehjes së zonës ku ndodhi ngjarja.

Policia bën me dije se vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

(Kosova Sot Online)