Çmenduria serbe: Pretendojnë se ajvari dhe qebapët, janë ushqime të shpikura nga Serbia

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 10:51
Çmenduria serbe: Pretendojnë se ajvari dhe qebapët, janë ushqime të shpikura nga Serbia

Serbia po pretendon se ajvari është produkt i zbuluar nga ata. Derisa tash po thotë se edhe qebapët janë ushqim që i takon abulimit të Serbisë.

Shkas u bë një video e Dua Lipës në të cilën shihen ushqimet puro shqiptare në tryezë, shkruan Syri.net.

LEXO EDHE:

Deputeti i VV-së: Qeveria ilegale s’mund të ndihmojë qytetarët pa kaluar buxheti 2021

Kjo bëri që mediat serbe të ‘cmenden’.

“Dua Lipa nuk ndalon provokimin e serbëve! Pas ajvarit, tani promovon qebapat si një pjatë shqiptare! Skandal”, ishte titulli i medumimeve atje.

Sipas serbëve, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare Dua Lipa (25) postoi disa video në rrjetet sociale në të cilat e shohim duke ngrënë qebap, duke i prezantuar ato si një "specialitet shqiptar".

“Në klip mund të shohim edhe flamuj shqiptarë, ndërsa Dua në një moment thotë emrin e pjatës në shqip, e cila është e ngjashme me atë në gjuhën serbe. Dua ka thënë më parë se "të gjithë duhet të provojnë qebapë", ndërsa ajo foli për ushqimin nga Kosova, nga është babai i saj Dukagjini”.

(Kosova Sot Online)