Qeveria e re e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 15:43
Qeveria e re e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë

Mediat e Malit të Zi po e cilësojnë si një skandal faktin që ministrja e re e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boronoviq Bojoviq, në një dokument me masat anti-Covid i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se Podgorica zyrtare e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dokument i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi.

Në njoftimet e më hershme gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviq në dokumentacionet zyrtare, në asnjë rast autoritetet malaziase nuk i janë referuar Kosovës me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiq, derisa zëvëndëkryeministër është shqiptari, Dritan Abazoviq, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviqit nga pushteti.

Abazoviq ishte zotuar se pozicioni i Podgoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.


(Kosova Sot Online)