Gjukanoviq: Me Vuçiqin nuk flas fare, kur shkoj në Serbi s’e telefonoj askënd nga qeveria

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 15:45
Gjukanoviq: Me Vuçiqin nuk flas fare, kur shkoj në Serbi s’e telefonoj askënd nga qeveria

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas akuzave në drejtim të tij.

Në atë intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Gjukanoviq tha se ai nuk ka asnjë komunikim me Vuçiqin, e as ndonjë marrëdhënie biznesi.

“Kur shkoj për një vizitë private në Beograd, nuk i telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit serb”, tha ai.

“Në periudhën e mëparshme, unë kisha komunikim që nënkuptohet për njerëzit që kryejnë funksionet e kryetarëve të shteteve të vendeve fqinje”, tha Gjukanoviq.

Duke komentuar shkrimet e disa mediave se ai ka marrëdhënie biznesi me Vuçiqin, ai u përgjigj: “Është marrëzi absolute kushdo që e ka thënë. Unë nuk kam punë të fshehura në Mal të Zi ose jashtë tij, aq më pak në Serbi”. 

(Kosova Sot Online)