Nesër Kuvendi mban seancë

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 16:38
Nesër Kuvendi mban seancë

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë  e veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Krimit.

Siç është njoftuar në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës, seanca do të mbahet nesër në orën 11:00.

Temë e vetme e rendit të ditës do të jetë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve.

“Seancë e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi (A/RES/69/323)”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)