Petkoviq u drejtohet serbëve: Mos e lëshoni Kosovën se na keni neve

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 22:32
Petkoviq u drejtohet serbëve: Mos e lëshoni Kosovën se na keni neve

Në ditën e tij të dytë të vizitës, Petkoviq bënë thirrje për serbët që të mos e lëshojnë Kosovën.

Vizitat dhe aktivitetet e tij i vazhdoi edhe këtë të martë.

Kësaj radhe, Petar Petkoviq u ndal në komunën e Zubin Potokut.

Shefi i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pati një thirrje për serbët që jetojnë në këtë vendbanim.

Petkoviq i ftoi ata që të mos e lëshojnë Kosovën.

Nga këtu, Petkoviq tregoj edhe investimet e bëra nga zyra që ky udhëheq që nga viti 2014.

Sipas tij, plot 12 milionë e 863 mijë euro, janë investuar në ndërtimin e objekteve në Kosovë, duke përfshirë edhe ato të banimit.

Të gjitha këto deklarata të Petkoviqit i kanë dorëzuar edhe krerët e shtetit në Kosovë.

Madje kryeministri Avdullah Hoti, i krahasoi deklaratat e këtij zyrtari serb me ato të kohës së Millosheviqit.

Por, si hyri Petkoviq në Kosovë?

Një gjë e tillë është mundësuar pas lejes që i është dhënë nga qeveria.

Ndërsa kryeministri thotë se këtë leje e kanë lëshuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndonëse këta të fundit nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Ndërkohë, një ditë më parë u bë shumë zhurmë nga lajmi i publikuar në media që Petar Petkoviq, ka vizituar komunën e Skenderajt.

Madje për këtë  gjë  një reagim i ashpër erdhi nga  kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari që hodhi kritika mbi qeverinë.

Por, kryeministri Avdullah Hoti mohoi se një vizitë e tillë ka ndodhur.

Leja për të hyrë në Kosovë, Petar Petkoviqit i është dhënë pas reagimeve të që bënë ndërkombëtarët, kur qeveria ditë më parë i refuzoi kërkesën për të hyrë në Kosovë, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

(Kosova Sot Online)