
Lexoni edhe:
Qeveria mban mbledhje elektronike, merren katër vendime
Nën udhëhehqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira institucionet relevante komunale e regjionale.
“Fatkeqësisht, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 48 orëve. Ky është alarm i madh për të gjithë për kujdes të shtuar. Virusi nuk bartet ndryshe pos në kontakte të drejtpërdrejta. Distancohuni nga ndejat e pas darkës, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Haziri, në konferencën për media pas takimit.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merren katër vendimeLexoni edhe:
Haziri ka thënë se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet një pacient pa oksigjen.
“Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët ne vijim”, ka thënë Haziri.
Haziri njoftoi se Komuna e Gjilanit është e vetmja që kryen shërbime shëndetësorë në shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19, ku vetëm dje janë bërë 60 kontrolla.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 7151 mostra, 2828 persona kanë rezultuar pozitivë, 2395 janë shëruar, 85 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19, 349 raste aktive, 53 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje.
(Kosova Sot Online)