Vdes veterani i UÇK-së

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 15:16
Vdes veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bedri Gashit, nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës. Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)