Vranësira dhe reshje shiu, ky është moti për nesër

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 18:15
Vranësira dhe reshje shiu, ky është moti për nesër

Të mërkurën pritet të ketë mot me vranësira dhe mundësi të reshjeve të shiut.

Edhe gjatë ditëve tjera të javës do të ketë mot me vranësira dhe reshje shiu.

“Me qetësimin e erërave në ditët e ardhshme, koncentrimi i ndotësve ajror do të mbetet i rritur, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta, edhe pse vende-vende ditën mund të zbres në vlera mesatare.  Ditën e diel parashihet të fryjë erë veriore, që mund të përmirësoj cilësinë e ajrit ku indeksi pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira”, thuhet në njoftim.

Ky është parashikimi i motit nga nesër deri më 14 dhjetor:

Me qetësimin e erërave në ditët e ardhshme, koncentrimi i ndotësve ajror do të mbetet i rritur, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta, edhe pse vende-vende ditën mund të zbres në vlera mesatare.  Ditën e diel parashihet të fryjë erë veriore, që mund të përmirësoj cilësinë e ajrit ku indeksi pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

10.12 – Kryesisht me vranësira.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose vranësira të ulëta.  Vende-vende nuk përjashtohet mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Kryesisht me vranësira.  Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.  Në mbrëmje me reshje lokale shiu. 

12.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të mbrëmjes.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

13.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu.

14.12 – Kryesisht me vranësira.  Ditën vranësirat do të shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 0C deri 4C, e maksimalet në rënie graduale nga 11C deri në 6C në fundjavë.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-juglindja 3-7m/s, e prej ditës së diel, nga krahu verior.

Shtypja atmosferike pëson rënie graduale, në fundjavë thellë nën vlera normale.


(Kosova Sot Online)