Tahiri: Djali i Haxhi Shalës nuk ishte pjesë e marrëveshjes për koalicion

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 12:22
Tahiri: Djali i Haxhi Shalës nuk ishte pjesë e marrëveshjes për koalicion

Në Kuvend të Kosovës sot është diskutuar për ish-konsullin e Kosovës në Pragë, që në opinion u bë i njohur pasi që u bë e ditur se është djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli e ka pyetur Qeverinë nëse kjo ka qenë pikë e marrëveshjes së koalicionit.

“A ka qenë pikë e marrëveshjes që djali i Haxhi Shalës të dërgohet si konsull?”, ka pyetur Pacolli.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se nuk është diskutuar për këtë çështje në marrëveshje të koalicionit.

“Në asnjë moment nuk kemi diskutuar për çështjen që e ngrite që me qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, kur kemi diskutu për këtë marrëveshje, kemi bo një program që ka derivuar prej një situate goxha të rëndë”, ka thënë Tahiri.

“Sa i përket rastit konkret, unë i kuptoj disa cështje, diskursi në vend është shumë i ngarkuar, e i hidhëruar me punësimet partiake që kanë ndodh tash e 20 vite. Mos të harrojmë që shumë fëmijë të politikanëve që kanë aftësi profesionale, e nesër janë edhe fëmija juaj janë të anatemumë kur flas për punësimët. Unë njoh shumë, po kaq shumë është i ngarkuar diskursi publik, sa pa marrë parasysh me kanë ma i miri thonë se ka hi me të njofshëm.

Rasti në fjalë ka një përgatitje, fatmirësisht e fatkeqësisht ka qellu me kanë djali i Haxhi Shalës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)